Guardiola, Laporta akuzon Barcelonën
Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka akuzuar drejtuesit aktualë të klubit si fajtorë për largimin e Pep Guardiolës, pasi sipas tij nuk bënë asgjë për të bindur trajnerin e suksesshëm të vazhdonte në stolin e klubit edhe për sezonin në vijim.

"Ata duhet të kishin bërë më shumë për ta bindur Pep, pasi unë e di mjaft mirë që ai kishte përgatitur një terren për të qëndruar shumë vite. Neglizhenca e krerëve të klubit ndikoi që Guardiola të mendonte më mirë largimin. Për më tepër, emërimi i Tito Vilanovës për sezonin e ardhshëm ka qenë i nxituar dhe i shtyrë nga frika e dështimit. Nëse do kishin zgjedhur një trajner me CV të suksesshme, ata do të kishin më shumë faj nëse klubi dështon. Ndërsa me Vilanovën do justifikohen me faktin se ishte zëvendësi i Guardiolës", deklaroi ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori