Guardiola: Lutem që lojtarët e grumbulluar me kombëtaret të vijnë si ikën
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar sot se do të lutet çdo ditë që lojtarët e skuadrës së tij, të grumbulluar në ekipet kombëtare, të rikthehen shëndoshë e mirë. Frika më e madhe e tij janë dëmtimet.

Në këtë moment të sezonit, me City që është në garë si në Champions League ashtu dhe në Premier League e FA Cup, trajneri spanjoll kërkon të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion.

"Lutem çdo ditë që lojtarët e grumbulluar në kombëtare të vijnë ashtu si ikën, në formë. Ata do të shkojnë në kombëtaret e tyre, do të shijojnë këtë eksperiencë, por unë jam gjithnjë me frikë këto ditë. Kjo është e vetmja gjë që kërkoj, të rikthehen pa dëmtime. Kam nevojë për të gjithë lojtarët, mjaft dëmtime kam patur këtë sezon", u shpreh Pep Guardiola. /albeu.com/


Shtuar më 18/03/2019, ora 20:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori