"Guardiola me dy fytyra, të qesh dhe ngul thikën pas shpine"
Dimitri Seluk, agjenti i mesfushorit Yaya Toure,vijon luftën e deklaratave me trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola. Ky i fundit vijon ende të mos e aktivizojë mesfushorin, që këtë sezon nuk ka luajtur fare.

Sipas menaxherit, Guardiola është njeri me dy fytyra, që nuk ka respekt për lojtarët.

“Kur Pep e la Toure jashtë listës së Champions League, unë e mora në telefon për të më thënë arsyen, por nuk mu përgjigj Pep është një njeri me dy fytyra, që të qesh kur e ke përballë, por që të ngul thikën pas shpine sapo kthen krahët.

Unë kam heshtur gjithë këtë kohë, por trajneri nuk ka ndërmend të kërkojë falje, si mua ashtu dhe lojtarit. Unë dua të flas me të si burrat, “sy ndër sy”. Nuk kam përse t’i kërkoj falje, pasi kam thënë vetëm të vërtetën”, u shpreh menaxheri i mesfushorit Yaya Toure.



Shtuar më 30/10/2016, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori