Guardiola: Më intereson loja, jo kreu i rënditjes
Pëlqej
Më shumë sesa nga rezultati i thellë 4-0 ndaj Paderbornit, trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola është i kënaqur nga loja që zhvilluan futbollistët e tij. Ngjitja në krye të klasifikimit për teknikun spanjoll ishte thjesht çështje kohe.

"Ne luajtëm shumë mirë sidomos gjatë 25 minutave të para. Mbi të gjitha unë jam i kënaqur me përmirësimin e lojës. Tani jemi në krye, por për mua ky fakt nuk ka shumë rëndësi. Ajo që vlen më shumë është mënyra se si luajmë", është shprehur Guardiola.

Në fundjavë, në kuadër të javës së 6-të të Bundesligës, Bayern Munchen do të luajë në transfertë ndaj Kolnit, ndërsa më 30 shtator do të udhëtojë drejt Moskës për t’u përbalur me CSKA-në në sfidën e dytë të fazës së Grupeve të Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori