Guardiola me lëvdata për Realin para ndeshjes në Champions
Vetwm pak ditw para ndeshjes sw parw nw Champions mes Realit dhe Manchester City-t, Pep Guardiola nuk i ka kursyer lwvdatat pwr skuadrwn madrilene.

"Kam një admirim të madh për këtë klub. Lojtarët që kanë luajtur aty kanë luajtur shumë në finale të Ligës së Kampionëve dhe nuk e di sa prej tyre kanë ngritur trofeun" ka thënë Guardiola.

"Ndoshta Claudio Bravo ka fituar Ligën e Kampionëve. Nuk kemi shumë lojtarë që kanë fituar. Por ne kemi nevojë për dëshirën për ta fituar dhe të jemi vetja. Mund ta fitojmë ose ta humbim" ka shtuar spanjolli.

"Ata janë skuadër që duam ta imitojmë dhe duhet të jemi aty" tha ndër të tjerash Guardiola.

Manchester City dhe Real Madrid do të përballen në mesjavë, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2020, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori