Guardiola mendon se pushimi i ujit nuk duhet të bëhet i përhershëm në Premierligë
Që nga kthimi i ligave pas pandemisë, ekipet në çdo gjysmë të të dy pjesëve ndalen për t’u rihidratuar.

Masa u prezantua për të ndihmuar lojtarët të përballen me lojën në vapën e verës, por trajnerët kanë shfrytëzuar mundësinë për të dhënë udhëzime taktike skuadrës së tyre.

Guardiola u pyet nëse ai beson se pushimi i ujit duhet të bëhet një rregull i përhershëm në kampionat, por 49-vjeçari do të preferonte që ata ta heqin këtë ide edicionin tjetër, transmeton lajmi.net.

"Jo. Unë mendoj se ne e bëmë atë për shkak të mungesës së përgatitjeve për të gjitha skuadrat, me vetëm tre javë para fillimit të garës dhe ndoshta për kushtet e motit", tha ai.

"Menaxherët e përdorin atë për të biseduar me lojtarët, natyrisht".
Shtuar më 08/07/2020, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori