Guardiola mes pakënaqësisë për rivalin, trajneri i Portos i mbyll gojën
Guardiola është shprehur shumë i pakënaqur pas ndeshjes së djeshme mes Portos dhe Manchester City.

Kjo përballje përfundoi me rrjeta të paprekura dhe trajneri i gjigandëve anglez ka thënë se kundërshtari u kthye i gjithi në mbrojtje me 8 lojtarë që qëndronin në zonë për të mbrojtur portën.


E kur pyetet trajneri i Portos në lidhje me këtë opinion, Sergio Conceicao i ka mbyllur gojën këtyre kritikave.

“Nëse unë do të kisha buxhetin e Guardiolës dhe lojtarët e tij, e nuk do të kisha fituar, sigurisht që do të isha shumë i trishtuar”, ka thënë Conceicao për t’i kujtuar Guardiolës diferencat e mëdha dhe favorin e tij të pashfrytëzuar.
Shtuar më 02/12/2020, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori