Guardiola mohon akuzat për gjatësinë e barit: Nuk jam kopshtar
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i ka mohuar pretendimet se ai e kishte lënë qëllimisht barin të gjatë në fushën e stadiumit për ndeshjen kundër Liverpoolit, për të mos i lejuar pasimet e shpejta.

“Unë nuk jam kopshtar. Unë kurrë nuk kërkova që bari të jetë më i gjatë. Liverpooli dëshiron të luajë me pasime të shpejte, edhe ne dëshirojmë të luajmë më shoejtë. Kështu që kurrë nuk manipulojmë me gjëra të tilla”, ka thënë Guardiola.

“Ne gjithmonë tentojmë ta ujisim fushën, mirëpo këtu në Angli nuk është e nevojshme për shkak të motit me shi. Por, unë nuk do ta bëja një gjë të tillë kurrë. Ne duam që fusha të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme”.

“Unë kurrë nuk bëj manipulime të tilla. Normalisht, kur ndodh një gjë e tillë, gjithmonë ndëshkohesh edhe ti. Kështu që duhet ta bësh më të mirën për kundërshtarin, duhet t’i respektosh rregullat e lojës. Fitoje ndeshjen në fushë me rregulla të njëjta për të gjithë”, përfundoi Pep. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori