Guardiola: Mos e sulmoni Ibren, eshte i mire ai
Albeu.com
Simpatizuesit e Barcelonës, por edhe ndonjë nga mediet katalunase e kanë cilësuar Zlatan Ibrahimoviqin si një ndër fajtorët kryesor për eliminimin e Barcelonës nga garat e mëtejshme të Kampionatit Evropian të futbollit.
Duke e parë që pas këtyre kritikave publiku është në rrugë që të del kundër lojtarit të tij, trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka deklaruar se është i kënaqur me lojën e Ibrës, duke e marrë parasysh se një pjesë të sezonit ai është përball me lëndime.
“Nuk është në rregull të kritikohet. Sa herë ka luajtur Ibra, ka qenë i mirë. Lëndimet që e kanë përcjellë në momentet vendimtare të garave e kanë penguar që të jap maksimumin”, ka thënë Guardiaola.
Shtuar më 02/05/2010, ora 04:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori