Guardiola: Mundëm një ekip elitar, Aguero talent special
Pëlqej
8 gola të shënuar mbrëmë në "Etihad Stadium" kanë impresionuar Pep Guardiolën, i cili është krenar që futbollistët e tij fituan me dy gola diferencë, 5-3.

"Kemi mundur një skuadër shumë të fortë, kualifikimi mbetet ende i hapur. Monaco është një ekip elitar, të shpejtë dhe me potencial të madh. Kishte momente që ishim me fat dhe ishim të qëndrueshëm mendërisht por ishte shumë e vështirë kundër një ekipi kaq të mirë me lojtarë aq të shpejtë.

Nuk mungojnë as elozhet për Agueron, i cili ishte protagonisti kryesor i përmbysjes së çmendur, raporton Albeu.

"Është një talent special, i cili mori pjesë shumë në lojën tonë. por dhe Caballiero meriton një falënderim pasi priti penalltinë"./albeu.com/

Shtuar më 22/02/2017, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori