Deklarata e lëshuar një ditë më parë nga Pep Guardiola se është afër mbylljes së karrierës së tij si trajner, edhe pse cilësohet relativisht i ri për këtë profesion, duket se nuk kanë çuditur Fabio Capellon.
Trajneri i njohur italian ka komentuar këto
deklarata dhe sipas tij, ka të bëjë me dy arsye shumë të qarta.
“Futbolli i Guardiolës është në thelb i njëjti dhe
nëse kundërshtarët arrijnë të gjejnë zgjidhje për të, atëherë duhet të kesh një alternativë. Gjithsesi,
mendoj se
nëse ka bërë një deklaratë të tillë, është edhe sepse
mendoj se mund të ketë në mendje idenë që të bëhet në të ardhmen presidenti i Barcelonës”, deklaroi Capello.
Shtuar më 03/01/2017,
ora 17:43