Guardiola në hall, shpenzoi 600 milion euro për të shkuar deri në çerekfinalet e Champions-it
Pep Guardiola dështoi të kualifikojë për në gjysmëfinale Manhcester City-n, teksa dje u eleminua nga Tottenhami.

Kështu në tre vitet e fundit, Manchester City i Pep Guardiolës nuk ka shkuar në asnjë rast përtej çerekfinaleve, pavarësisht se qytetarët kanë shpenzuar në total më shumë se 600 milionë euro.

Mund të jetë e vërtetë, që, siç është shprehur pak ditë më parë vetë Guardiola, City nuk e ka marrë për të fituar domosdoshmërisht Championsin, por është po kaq e vërtetë që ka shpenzuar një mal me para.

Mbi 600 milion euro të shpenzuara për një rrugë deri në çerekfinalet e Championsit.
Shtuar më 18/04/2019, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori