Pep
Guardiola ka thënë se lufta për mbijetesë, jo gara për titullin e kampionatin,e pret
Manchester Cityn nëse skuadra e tij e përsërit paraqitjen që e pati gjatë pjesës së parë të
ndeshjes kundër Aston Villas.
Kampioni në fuqi i Premierligës,
Manchester City, s’e gjeti veten në 45 minutat e parë të
ndeshjes në stadiumin Etihad kundër skuadrës së Dean Smith, Aston Villës.
Çfarëdo që
Guardiola u tha lojtarëve të tij në zhveshtore, pas pjesës së parë të
ndeshjes, pati një ndikim të madh në skuadrën e tij, pasi që Raheem Sterlingu arriti ta zhbllokojë rezultatin brenda disa sekondave.
Manchester City arriti ta mposhtë me rezultat 3:0 kundërshtarin në fund, përkundër që luajti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Fernandinho u ndëshkua me karton të kuq. Kjo fitore bëri që
Manchester City ta zvogëlojë epërsinë në tre pikë.
Guardiola beson se skuadra e tij është në gjendje të garojë për ta fituar titullin e tretë radhazi të Premierligës, por gjithashtu ka paralajmëruar se ata mund të jenë në luftë për mbijetesë nuk nuk i mbajnë standardet e larta.
"Para gjashtë ditësh, ne kishim dallim prej tetë pikësh e tani kjo diferencë është tri pikë. Nuk jam i shqetësuar për tabelën. Jam i shqetësuar për mënyrën se si
luajtëm", tha
Guardiola, pas
ndeshjes.
"Nëse luajmë në nivelin që
luajtëm në pjesën e dytë të
ndeshjes, ne mund të jemi në krye në fund të sezonit, jam i sigurt për këtë gjë".
"Por, nëse luajmë ashtu siç
luajtëm në pjesën e parë, ne do të jemi në zonën e rrezikut e shumë larg kreut të tabelës. Ky është mendimi im. Jo vetëm për këtë sezon, por gjithmonë".
"Në pjesën e parë
luajtëm futboll, por jo ashtu siç duhet të luajmë. Në pjesën e dytë, ne ishim më të mirë. Goli i shënuar në fillim na ndihmoi dhe ne
luajtëm në mënyrën që luajmë gjithmonë. Por, duhet ta bëjmë këto për 90 minuta e jo 45".
Shtuar më 26/10/2019,
ora 18:15