Guardiola nis revolucionin, nxjerr në shitje yllin argjentinas
Nicolas Otamendi ishte një ndër mbrojtësit kryesorë të Cityt deri në sezonin e parafundit. Këtë sezon minutat e Otamendit në fushë kanë qenë të limituara.

Argjentnasi është aktivizuar vetëm në 15 ndeshje gjatë këtij sezoni.

E përditshmnja britanike "Daily Star" ka konfirmuar lajmin. Sipas saj palët do të ndërpresin marrëdhënien edhe pse kontrata skadon në vitin 2022.

Për lojtarin janë të interesuar, West Ham e Wolverhamtpon në Premier League si dhe Juventusi në Serinë A.

Skuadra që do ta marrë duhet të paguajë rreth 30 milionë euro, një shumë e përballueshme, ndërkohë që lojtari ka përvojë edhe në arenën ndërkombëtare. Duket se trajneri Pep Guardiola do të bëjë një revolucion në mbrojtje, duke larguar dy mbrojtësit amerikano-latinë Danilo dhe Otamendi. /albeu.com/


Shtuar më 29/04/2019, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori