Guardiola: Nuk ka qënë e lehtë të kapim kreun, tani bëhet me vështirë
Manchester City nuk heq dorë nga titulli teksa synon ta fitojë për të dytin viti radhazi Premier League.

Në prag të përballjes ndaj Watford të shtunën ku do të ketë shumë mungesa për qytetarët ka folur Pep Guardiola.

Mbrojtësit John Stones e Aymeric Laporte janë të dëmtuar, ashtu sikurse edhe mesfushorët Fernandinho e Kevin De Bruyne, të katër titullarë të skuadrës së City.

"Të gjithë po përmirësohen gradualisht dhe besoj se një nga një do të rikthehen së shpejti. Madje Laporte është stërvitur e skuadrën dhe do të shohim nëse do të jetë gati për ndeshjen e radhës", tha Guardiola, që u shpall "trajneri më i mirë i muajit shkurt".


"Kevin nuk është ende gati, ndërsa Stones po rikthehet gradualisht drejt stërvitjes. Gjithsesi, me apo pa ata, ne tani jemi të parët dhe shpresoj që këtë pozicion ta ruajmë deri në fund. Edhe pse nuk ka qenë e lehtë arritëm sërish të kapim kreun, kur kjo dukej e pamundur. Nëse do t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion do të jetë më e lehtë, pasi tani sezoni bëhet edhe më i vështirë", tha Guardiola.
Shtuar më 08/03/2019, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori