Guardiola: Nuk më pëlqen të fitoj në këtë mënyrë
Manchester City ka përmbysur disavantazhin e dy golave ndaj Swansea duke kaluar në gjysmëfinalen e FA Cup.

Megjithatë, ishte një fitore me polemika teksa goli i tretë i shënuar nga Sergio Aguero ishte në pozicion jashtë loje.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola është shprehur se nuk i pëlqen të fitojë me vendime të gabuara të arbitrave dhe do të donte të kishte VAR në lojë.

"Rreth e qark Europës përdoret VAR. Këtu jo. Nuk më pëlqen të fitoj në këtë mënyrë. Më vjen keq."

Ndërkohë, heroi i ndeshjes Aguero ka folur për BT Sport:

"Ndonjëherë të ecën fati me këto përmbysje. Është e rëndësishme që u kualifikuam në gjysmëfinale, kështu që jemi të lumtur. Gjithmonë kemi besuar te fitorja, gjithmonë luftojmë." /albeu.com/

Shtuar më 16/03/2019, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori