Guardiola nuk ndalet me transferimet, gati për të shpenzuar 400 milion euro
Pep Guardiola mund të thuhet se është njëri ndër trajnerët që ka shpenzuar më së shumti në histori në transferimin e lojtarëve, në mos i pari.

Trajneri spanjoll për tri edicione te Manchester City, ka arritur të shpenzojë mbi 400 milionë euro vetëm në transferimin e mbrojtësve.

Por, Guardiola deri më tani ka dështuar në të shumtën e rasteve dhe në këtë verë po ashtu dëshiron të shpenzojë në fazën defanzive.

Sipas The Athletic, spanjolli ka në dispozicion 400 milionë euro për t’i realizuar shënjestrat e kësaj vere.

Citizens duan të transferojnë Nathan Aken, Ferran Torresin, David Alaban dhe Kalidou Koulibalyn, që janë në krye të listës së Guardiolës, e këtu nuk përjashtohet as sulmuesi Lautaro Martinez.

Manchester City i shpëtojë dënimit nga UEFA fal ankesës në CAS (Gjykata e Arbitrazhit në Futboll), pasi mund të ishte ndëshkuar për dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane.
Shtuar më 04/08/2020, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori