Guardiola pazar te Barça (FOTO LAJM)

Thiago ALcantara
Si do të jetë Bayerni i Guardiolës? Është kjo pyetja që kanë thuajse të gjithë tifozët bavarezë. Megjithatë duket se janë qartësuar idetë e tij mbi merkaton dhe skuadrën që do të ketë në dispozicion. Dëshira kryesore është braziliani Neymar. Pep e ka kërkuar me ngulm edhe kur drejtonte Barcelonën. Bëhet fjalë për një futbollist të shpejtë dhe me teknikë të jashtëzakonshme. Ai do të ketë rolin e “Messit”, duke qenë i kudondodhur në fushë dhe i lirë që të bëjë atë çka dëshiron.


Për ta përshtatur sa më shpejt filozofinë e tij të lojës te Bayerni, Guardiola dëshiron të afrojë edhe disa futbollistë të katalanasve. Ai ka shënjestruar Thiago Alcantarën, me idenë që do të luajë rolin e Xavit. Mesfushori ka aftësi të shkëlqyera organizative, shpejtësi dhe mbi të gjitha është tepër i ri në moshë. Të tjera synime janë Tello dhe Pedro, shpejtësia e të cilëve mund të shërbejë për të praktikuar lehtësisht kundërsulmet dhe lojën e rrufeshme nga krahët. Gjithçka si te Barcelona.

Gjithashtu në listën e dëshirave është edhe David Villa. Bomberi spanjoll është pranë divorcit me klubin dhe mund të transferohej me dëshirë nën urdhrat e Pepit te Bayerni, ku do t’i besohej qendra e sulmit. Në ndryshim nga lojtarë si Gomezi apo Mandzukiç, ai është më i shpejtë dhe ka një aftësi mbresëlënëse në finalizimin e aksioneve. /albeu.com/

Burimi: http://www.panorama-sport.com/bundesliga/guardiola-pazar-te-barca-do-edhe-nejmarin/#ixzz2IL0QpILI
Shtuar më 18/01/2013, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori