Guardiola përdor dhe portierin për të mahnitur me skemat e tij (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pep Guardiola dhe Manchester City i tij kanë dy taktika mahnitëse në arsenalin e tyre që rrallë kush i shfrytëzon në botën moderne të futbollit.

Një nga arsyet kryesore që Guardiola i besoi portierit brazilian Ederson ishte aftësia e kontrollimit të topit me këmbë.

Në veçanti, pasimet e sakta nga një distancë prej rreth 80 metrave ka bërë që të jetë i pazëvendësueshëm në rolin e tij.

Por, edhe nuhatje e lëvizjes së lojtarëve kundërshtar dhe nisja e aksionit që nga porta e vetë, ka bërë që City të arrij suksesejashtëzakonshme duke barazuar vetëm dy ndeshje kundrejt njëzet fitoreve dhe asnjë humbje në kampionat.

Mbrojtja dhe mesfusha e Guardiolës vijnë para portës së tyre dhe shkëmbejnë pasime me Edersonin për t’i tërhequr dhe vendosur kundërshtarët në kurth./albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori