Guardiola piketon zëvendësuesin e Fernandinho
Pas shumë kërkimësh, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, duket ka gjetur lojtarin që sipas tij do të zëvendësojë brazilianin Fernandinho. Bëhet fjalë për ganezin Thomas Partey, që luan me fanellën e Atletico Madrid në La Liga, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike "The Sun".

Mesfushori 25-vjeçar luan me skuadrën "colchoneros" që prej vitit 2015 dhe në 86 ndeshje ka realizuar 8 gola (2 këtë sezon). Për Guardiola ai është i përshtatshëm për skemat e tij dhe duke parë moshën e re është zëvendësuesi ideal i Fernandinho, tashmë 33 vjeç.

Trajneri spanjoll ka kohë që kërkon një zëvendësues të brazilianit, një lojtar që do të luajë për shumë vite te "citizens". Partey ka një kontratë deri në vitin 2023 me Atletico Madrid, por mund të transferohet te Manchester City për vlerën e 50 milionë eurove.
Shtuar më 19/03/2019, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori