Guardiola pranon qe Shtutgart ishte me i mire ne loje
Albeu.com
Pep Guardiola pranoi se rezultati i mbrëmshëm nuk ishte ideal dhe jo i merituar, pasi që Stuttgart sipas tij ishte skuadra që e meritoi triumfin. “Ne nuk ishim shumë të mirë kur humbëm posedimin. Sergio Busquets dhe Xavi ishin të humbur.
Ne u përmirësuam pas pushimit dhe goli i Ibrahimovicit na qetësoi edhe pse ne dëshironim më shumë.”

“ Ne nuk mund të jemi të sigurtë për kualifikim. Ne duhet të luftojmë sepse ekipet janë të vështira. Nëse nuk jeni të mirë, atëherë konsekuencat do të jenë të mëdha. Ky është raundi 1/16 i Ligës së Kampionëve.”

“ Rezultati ishte i mirë por si u arrit jo. Ne duhet të përmirësohemi nëse dëshirojmë të përsërisim suksesin.” Deklaroi Guardiola.
Shtuar më 24/02/2010, ora 22:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori