Guardiola presion Manchester City-t: Dua 3 lojtarë ose largohem
Pep Guardiola është përfolur për një kalim të mundshëm te Juventusi ditët e fundit por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Por "The Sun" raporton se Pep Guardiola do të qëndrojë te Manchester City nëse skuadra ia plotëson kërkesat për transferimin e tre lojtarëve.

Joao Felix i Benficas është dëshira e parë e Pep Guardiolas.

Me largimin e Vicent Kompany, një mbrojtës do të vijë te City, dhe kërkesa e vetme e Guardiolas është Harry Maguire i Leicester Cityt.

Dëshira e fundit e spanjollit është Rodrigo, një mesfushor shumë i rëndësishëm i Diego Simeones te Atletico Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2019, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori