Guardiola rikthehet te Barcelona, e konfirmon vetë trajneri
Pëlqej
Pep Guardiola edhe pse është 47 vjeç dhe karriera e tij si trajner duket ende premtuese, ai ka filluar të mendojë që tani për të ardhmen, ose më saktë për mbylljen e karrierës.

I vetmi peng i Guardiolës është që të arijë, të fitojë Champions League edhe me Manchester City pasi e ka bërë më parë me Barcelonënë.

Intensiteti kaq i lartë i karrierës së trajnerit katalanas mund ta detyrojë atë ta mbyllë karrierën përpara parashikimeve mediatike.

Në intervistën e fundit dhënë për mediet spanjolle, Guardiola deklaroi se ka shumë dëshirë që të rikthehet te Barcelona.

“Skuadrat e mia duhet të luajnë futbollin që më pëlqen mua. Hapat e fundit të karrierës dua t’i bëj aty ku e kam filluar, në sektorin e të rinjve. Uroj që kjo të ndodhë te Barcelona”, është shprehur trajneri aktual i Manchester Cityt. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2018, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori