Guardiola te Bayern? Bavarezët e mohojnë
"Guardiola te Bayern Munchen? Janë vetëm lojëra". Kështu është shprehur Markus Horwick, zëdhënësi i klubit bavarez, i cili ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara ditët e fundit, sipas të cilave ish tekniku i Barcelonës dhe klubi gjerman kanë arritur një akord mes tyre.

Edhe pse para pak ditësh tabloidi britanik "The Sun" shkruante se Pep Guardiola te Manhester City është punë e mbaruar, "TZ" shkruante sot se në të vërtetë katalanasi do të ulet në stolin e bavarezëve dhe palët kanë arritur tashmë marrëveshjen. Por kjo sipas vetë klubitBayern nuk është aspak e vërtetë. /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2013, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori