Jupp
Heynckes nuk duhet të rrijë dhe aq i qetë për të
ardhmen e tij në stolin bavarez, pasi drejtuesi i klubit, Mathias Sammer nguroi të konfirmonte se tekniku do të qëndrojë edhe pas përfundimit të
sezonit. Drejtori Sportiv i bavarezëve tha se gjithçka do të sqarohet pas muajit mars.
"Nuk mund të flas mbi spekullime, mbi të
ardhmen e
Heynckes do të flasim pas muajit mars. Ai mbetet një trajner fantastik që i ka dhënë krenari ekipit. Duhet të qëndrojmë të përqendruar për të fituar të gjithë titujt e mundshëm deri në fund të
sezonit. I kërkoj edhe mediave të jenë më të përmbajtur kur flasin për spekulime", ka thënë Drejtori Sportiv i
Bayern Munchen
E ardhmja e
Heynckes varet shumë nga trofetë që do të fitoj këtë sezon raporton shtypi gjerman ndërsa
Guardiola po qëndron ende në pritje të një ekipi të ri. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2013,
ora 09:50