Guardiola te Interi?
Mbetet ende mister e ardhmja e Pep Guardiolës. Tekniku katalanas, është "ëndrra" në sirtar e presidentit të Interit, Masimo Morati.

Kontrata e Guardiolës që e lidh me Barcelonën skadon qershorin e ardhshëm dhe Interi është hedhur menjëherë në sulm.

"Jam i ri. Nuk mund të rri përjetë tek Barcelona", ka deklaruar tranjeri katalanas para sfidës me Viktoria Plzen, në Ligën e Kampioneve për gazetën katalanase "El Mundo Deportivo"

"Por për momentin jam këtu dhe ndihem shumë mirë. Por të ardhmes asnjëherë nuk i dihet", përfundoi Pep Guardiola. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori