Guardiola tek Juventus, flet Del Piero: Do të ishte interesante ta shikonim në Itali
Edhe pse ka kontratë me Manchester City-n deri në vitin 2021, nuk është e thënë që Pep Guardiola të qëndrojë deri në fund të saj tek klubi anglez.

Kohët e fundit, shtypi evropian raportoi mundësinë për të parë sezonin e ardhshëm spanjollin nën drejtimin e Juventus.

Kjo teori madje është vërtetuar edhe nga legjenda e bardhezinjëve, Alessandro Del Piero.

"Unë mendoj se Guardiola do të dukej shumë mirë në çdo klub për ato që ka bërë në të kaluarën dhe atë që po bën tani. Ai fitoi në Gjermani, në Spanjë dhe unë thjesht mendoj se Italia dhe Franca mungojnë (në rekordin e tij). do të ishte interesante ta shikonim në Itali ", shpjegoi Del Piero për Sky Sports .
Shtuar më 18/02/2020, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori