Nuk përjashtohen mundësitë që Pep
Guardiola të ulet në stolin e Milanit. Vetë agjenti i teknikut katalanas, Jose Maria Orobitg, i ka hapur dyert për një kalim të klientit të tij tek kjo skuadër.
Pyetjes nëse ai e ka refuzuar një ofertë për t’u bërë trajner te Milani,
menaxheri iu përgjigj: “Nuk është e vërtetë që Pep e ka refuzuar Milanin, absolutisht. Ai dëshiron që ta shijojë këtë vit larg stolit”, – ishin fjalët e Orobitgut, duke lënë të kuptohet se Pep ka nevojë për pushime. Ndërsa, sa i përket ëndrrës së presidentit Silvio Berluskoni për ta pasur te Milani, ai iu përgjigj: “Kurrë mos
thuaj kurrë…”. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2012,
ora 16:07