Guardiola, trajner i Rusisë?
E ardhmja e Pep Guardiola duket se është në Rusi. Sipas gazetës sportive ruse "Sport-Express", ish-trajneri i Barcelonës do të jetë të premten në Moskë për të firmosur kontratën me kombëtaren e këtij vendi.

Po sipas kësaj gazete, Guardiola ka firmosur një parakontratë me përfaqësuesen ruse të futbollit në javën e kaluar kur Sergay Fursenko ishte ende president i Federatës ruse (dha dorëheqjen pas paraqitjes së dobët të Rusisë në EURO 2012).

E ardhmja e Pep Guardiola po lakohet që kur u largua nga drejtimi i klubit katalanas edhe pse disa herë ka theksuar se do të bëjë një vit pusihm.

Në këto dy muaj janë interesuar për të edhe ekipe si Chelsea, Milan, Inter dhe kombëtarja e Anglisë. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2012, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori