Guardiola tërbohet pas eliminimit, largon 18 lojtarë nga skuadra
Sezonet e kaluara City ishte mësuar të justifikohej për eliminimin duke e lidhur me fatin e keq që i solli shorti, por dhe këtë vit edhe pse kishte përballë një ekip jo të një niveli të lart si Monaco, sërish doli i mundur.

Pas eliminimit, Pep Guardiola ka marrë një vendim radikal për të bërë revolucion duke larguar rreth 18 lojtarë nga ekipi aktual, shkruan “The Guardian".

Yaya Toure, Gael Clichy, Pablo Zabaleta, Willy Caballero, Jesus Navas, Bacary Sagna dhe Tosin Adarabioyo janë në përfundim të kontratës dhe largimi i tyre është i pashmangshëm.

Gjithashtu në operacionin “fshesa” pritet të futen edhe lojtarë të tjerë si: Joe Hart, Eliaquim Mangala, Samir Nasri, Ëilfried Bony dhe Jason Denayer.

Sergio Aguero, Vincent Kompany, Aleksandar Kolarov, Fabian Delph, Fernando dhe Kelechi Iheanacho janë të fundit që kanë përfunduar në listën e gjatë të largimeve. City pritet të përfitojë 150 milionë euro nga largimi i tyre./albeu.com/

Shtuar më 16/03/2017, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori