Guardiola tregohet i prerë për interesimin e Virgil van Dijk
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mohuar zërat se klubi i tij ishte i interesuar për mbrojtësin e ri të Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Van Dijk që është 26 vjeç erdhi në Anfield nga Southampton në afatin e janarit për rreth 80 milionë euro.

Testet mjekësore janë kryer të mërkurën dhe ai pritet të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

“Jo. Jo, jo jo”, ishte përgjigja e spanjollit për interesimin ndaj lojtarit. Duke treguar në këtë mënyrë se ai nuk ishte në garë përshërbimet e tij. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2017, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori