Guardiola tregon planet e merkatos: Ja sa do shpenzojmë në verë
Pëlqej
Në prag të ndeshjes së Premier Leagues, përballë Chelseat, Pep Guardiola ka justifikuar milionat e shpenzuara, teksa pranoi se vera e ardhshme nuk do të jetë si paraardhësja.

“Në dy vitet e fundit kemi shpenzuar shumë, për të eliminuar diferencën me skuadrat e mëdha. Tani jemi rritur shumë dhe jemi shumë më të fortë dhe konkurrues. Duke parë organikën aktuale, mund të them se këtë verë do të marrim vetëm një apo dy lojtarë, pasi jemi thuajsekompletuar”, u shpreh Guardiola.

Manchester City me spanjollin është kthyer në një ‘makineri suksesi’, teksa ka fituar Carabao Cup, ka hipotekuar titullin kampion dhe vijon të pretendojë Champions Leaguen./albeu.com/
Shtuar më 04/03/2018, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori