Guardiola? Vazhdojmë me Allegrin
Silvio Berlusconi, presidenti i Milanit, ka ritheksuar besimin tek Massimiliano Allegri duke larguar zërat për një afrim të mundshëm të Pep Guardiolës.

"Guardiola i ka dhënë jetë një skuadre që ka prodhuar lojën më të bukur të kohëve të fundit. Të gjithë do e donin atë si trajner, por kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Allegrin dhe ka pasur lajme të pavërteta kohët e fundit", deklaroi padroni i kuqezinjve.

Berlusconi i gëzohet fitores ndaj Juventusit në San Siro: "Kemi fshirë fillimin e keq të sezonit, një fillim që pritej pas 26 vitesh me lojtarët më të mirë, por për arsye moshe janë larguar. Tani Milani duhet të ringrihet me futbollistë të rinj në moshë dhe për këtë duhet kohë dhe durim. Kemi një sulm të ri dhe të fortë me Pato, El Shaarawy dhe Bojan".

Në lidhje me brazilianin që nuk po rekuperon formën që pritet prej tij, Berlusconi tha: "Nuk jam penduar që nuk e shita. Personalisht Tevez nuk më ka pëlqyer kurrë dhe dua që të kem lojtarë të rinj tek Milani". /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2012, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori