Guardiola vazhdon të habisë: Me Liverpoolin luajtëm mirë
City nesër mund të zyrtarizojë titullin kampion në Premier Ligë nëse fiton derbin kundër Man Utd,

Por ata do të jenë të dëmtuar psikologjikisht pas humbjes 3-0 kundër Liverpoolit për të cilkën pavarësisht rezultatit trajneri Guardiola ka mendim të mirë.

“E kam rishikuar ndeshjen kundër Liverpool dhe mund të them se me ka pëlqyer mënyra si kemi luajtur. 15-20 minutat e fundit të pjesë së parë ishin më të mirë për ne”, tha ai.

“Në 25 minutat të pjesës së dytë ne po ashtu luajtëm shumë mirë. Pra ishte një lojë shumë e mirë. Luajtëm me personalitet të lartë. Jam shumë krenar për këtë. E di që është vështirë të fitosh në Anfield, të cilët kanë pesë Liga të Kampionëve të fituara, kështu që të luash në shtëpinë e tyre është shumë, shumë e vështirë”, ka thënë strategu katalunas. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2018, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori