Guardiola vlerëson Chelsea-n
Pas ndeshjes Chelsea-Barcelona, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve tekniku i Barcelonës Pep Guardiola ka vlerësuar ndeshjen e kundërshtarëve ndërsa është shprehur se skuadra e tij humbi shumë raste.


“E dija që do ishte e vështirë të krijonim raste, por i krijuam. Problemi është se nuk është e lehtë të sulmosh kur 10 lojtarë të ekipit kundërshtar mbyllen në zonën e tyre.”

Sipas tij në sport mbahen mend fituesit. "Fituesi nuk gjykohet dhe nuk mund të gjykohet as Chelsea sot. Sido që të shkojë ky sezon, edhe nëse nuk fitojmë asnjë trofe, mendoj se ka qenë një sezon i suksesshëm për ne. Nuk është çështja për të diskutuar rezultatin nëse është i drejtë apo jo. Po të ishte për zotërim loje, Barcelona do i fitonte të gjitha ndeshjet, por në futboll kanë rëndësi golat", vijoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2012, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori