Guardiola zbulon se a do të luaj De Bruyne kundër Liverpoolit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se mesfushori i tij, Kevin De Bruyne, mund të përfshihet me skuadrën për përballjen kundër Liverpoolit, mirëpo këtë gjë do të vlerësojnë edhe një herë nesër para ndeshjes.

“Ai u stërvit sot. Nesër do të duhet t’i bëjmë edhe disa teste të tjera, por ai është shumë më mirë”, ka thënë Guardiola gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.

“Ndiej se kjo është një mundësi shumë e mirë për ne që t’i afrohemi Liverpoolit, mirëpo fokusi ynë mbetet i njëjti. Të gjithë na pyesin se çfarë do të bëjmë nëse humbasim, por ne do të tentojmë të fitojmë”, deklaroi Guardiola. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2019, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori