Guarin: Frymëzohem nga "Fenomeni", CR7 futbollisti i preferuar
Për mikrofonat e "Inter Channel", Fredy Guarin ka bërë një rrëfim shumë të sinqertë dhe të drejtëpërdrejtë. Mesfushori kolumbian i zikaltërve ka folur për formën e tij, për rolin e tij në fushën e lojës si dhe për personat që e frymëzojnë.

"Duhet të përmirësoj shumë gjëra, njëra është vazhdimësia në fushë. Roli im i preferuar është ai që po luaj tani, rreth mesfushës djathtas apo majtas. Kam patur dy futbollistë si idhuj: Patrick Vieira dhe Ronaldo Fenomenin. Për mua Roni ka qënë frymëzimi i përhershëm". Futbollisti i preferuar? Cristiano Ronaldo!", ka thënë Guarin.


"Në dhomat e zhveshjes gjithçka shkon mirë. Shoku im i dhomës është Icardi dhe në dhomë mbizotëron muzika derisa flemë. Rri shumë edhe me Palacion, Jonathan dhe Ranocchian", vijon Fredy Guarin. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2014, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori