Guarin: Inter, kjo familje e madhe
Në ndeshjen e fituar përballë Hajduk Split, Fredy Guarin ka qënë ndër më të mirët për Inter, për të mos thënë më i miri. Pasi ka arkivuar dëmtimet e shumta të sezonit të kaluar, mesfushori kolumbian është përfshirë menjëherë në planet dhe skemat e Andrea Stramaccioni, dhe për këtë ka shprehur gjithë gëzimin në faqen e tij zyrtare në internet "fredyguarin.com".

"Jam shumë i lumtur që jam sërish pjesë e familjes Zikaltër, një prej më të rëndësishmeve në botën e futbollit. Dua të falenderoj presidentin Massimo Moratti dhe të gjithë familjen e tij që besuan tek unë. Dëshiroj të falenderoj edhe shokët e skuadrës, drejtuesit e të gjithë tifozët zikaltër, që janë e do të jenë gjithmonë të rëndësishëm për të ardhmen time në këtë familje të madhe. Një falenderim e përqafim të madh për të gjithë", përfundon deklarata e Fredy Guarin.

Guarin kaloi nga Porto tek Inter sezonin e shkuar. Fillimisht në formë huazimi dhe më pas u ble plotësisht nga zikaltrit. /albeu.com/

Shtuar më 07/08/2012, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori