Guarin pranë largimit, Thohir ëndërron Shaqirin
Pëlqej
Shaqiri ose Bonaventura (para Biabiany). Por gjithçka do të varet nga e ardhmja e Fredy Guarin, i cili përflitet prej muajsh për një largim nga Interi por që vazhdon të jetë pjesë e skuadrës së Walter Mazzarrit. Nga ana tjetër Sunderland pranon kërkesën e zikaltërve për Alvarez ndaj dhe merkatoja e skuadrës milaneze futet në një fazë shumë të nxehtë.

Xherdan Shaqiri është në pole-position sepse ndryshe nga Cerci apo Firmino mund të vijë edhe në formë huazimi. Bayern Munchen kërkon 6 milionë euro për huazimin dhe 25 milionë për kartonin e plotë, shkruan "Corriere dello Sport".

Përsa i përket Bonaventuras Atalanta kërkon 8 milionë euro por Inter nuk dëshiron të shpenzojë. /albeu.com/


Shtuar më 29/08/2014, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori