Guarin-Real Madrid, mirupafshim në janar
Pëlqej
Fredy Guarin te Real Madrid: operacioni që nuk mundi të kryhej në orët e fundit të merkatos së verës, mund të kryehet gjatë asaj të janarit, shkruan torinezja "TuttoSport". Sipas saj, drejtuesit e Interit po vijnojnë bisedimet për kalimin e kolumbianit tek kampionët e Europës.

Për momentin, marrëdhëniet e tensionuara mes Carlo Ancelottit dhe presidentit madrilen Florentino Perez nuk të lejojnë të kuptosh se cilat do të jenë objektivat e "Los Blancos" në merkaton dimërore, por zikaltrit shpresojnë.

Me paratë e përfituara nga shitja e ish lojtarit të Portos Inter do të synojë të sjellë në Milano një mes Ezequiel Lavezzit dhe Fabio Borinit. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori