Gundogan akoma më pranë Interit, Guardiola konfirmon se lojtari nuk pranon rinovimin
Përpara ndeshjes së vlefshme për javën e 33 të Premier League, kundër Crystal Palace, e fituar me rezultatin 1-3, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u rikthye të flasë për situatën e gjermanit Ilkay Gundogan.

Ky i fundit përflitet për një transferim të mundshëm te Inter, pasi nuk preferon të nënshkruajë rinovimin e kontratës me "Qytetarët", që skadon në 2020. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë tekniku spanjoll, që gjithsesi i beson aq sa për ta aktivizuar.

"Gundogan nuk do të luante nëse do të kishte një motiv për të mos e aktivizuar. Ai nuk dëshiron të rinovojë kontratën me City, por luan. Unë marr vendimet në fushë bazuar në ato që ndjej në atë moment", konfirmoi tekniku spanjoll.

"E di si funksionon. Njerëzit gjykojnë mbi bazë të rezultateve. Kur fitojmë, shkoj mirë, kur humbasim nuk shkoj më mirë", deklaroi trjaneri i Manchester City, Pep Guardiola. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2019, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori