Gundogan mund të largohet nga Manchester City
Mesfushori i Manchester City-t Ikay Gundogan mund të largohet nga qytetarët. Gjermanit i kanë mbetur dhe 18 muaj kontratë dhe ende nuk e ka rinovaur atë.

"Është bërë normale që lojtarëve që u ka mbetur edhe një vit kontratë, atë ta zgjasin apo të kundërtën”, tha ai.

"Unë jam pak i modës së vjetër. Është e mundur që të largohem në vitin e fundit të kontratës. Ndoshta kontrata tjetër do të ishte e fundit në karrierën time, kështu që një vendim i tillë duhet të merret parasysh mirë".

"Ne tashmë kemi pasur një ose dy bisedime. Nuk mendoj se ka presion mbi këtë temë. Në kushtet sportive, jam shumë i kënaqur me Citizens – ka vende më pak tërheqëse në Evropë! Në këtë drejtim, nuk ka asgjë që mund të ma parandalon një zgjatje, por asgjë nuk është vendosur ende", pohoi turko-gjermani

Ndërkohë 28-vjeçari është në sezonin e tij të 3 te Manchester City.

Ai ka zhvilluar 60 ndeshje me për qytetarët dukerealizuar 11 gola.

Shtuar më 14/02/2019, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori