Guradiola flet pas incidentit që pati në dhomat e zhveshjes me United
Pep Guardiola ka folur për herë të parë për incidentin në zhveshtore të Old Traffordit, pas fitores 1:2 ndaj Manchester Unitedit

Lojtarët e Cityit kishin festuar fitoren në derbi ndaj Unitedit dhe kjo kishte shkaktuar pakënaqësi në palën kundërshtare dhe në fund kishte përfunduar me një kaos.

Trajneri Pep Guardiola e pranon se kishte incident, por thotë se ata kanë qenë korrekt, pasi kanë festuar në zhveshtore, ashtu sikurse edhe në ndeshjet tjera të rëndësishme.

“Festim i ekzagjeruar? Definitivisht jo, më besoni, ishte njësoj sikurse në ndeshjen ndaj Southampotonit. Ne ishim të gëzuar, ishte derbi dhe kur Unitedi fiton, e festojnë edhe ata, kur Arsenal fiton e festojnë edhe ata”, tha Guardiola gjatë konferencës për media.

“Sjellja e lojtarëve? Sjellja jonë ishte korrekte, ne kërcyem, sepse ishim të lumtur. Njerëzit duhet ta kuptojnë se ishim të lumtur dhe mendoj se të gjitha skuadrat në botë kur e fitojnë një derbi janë të lumtura. Kur ne fituam me Bayernin ishim të lumtur, ne festuam po ashtu edhe me Barcelonën”. përfundoi spanjolli. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2017, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori