Guri kryen testet mjekësore tek Ostende
Pëlqej
Sindrit Guri ka kryer sot testet mjekësore tek klubi belg, Ostende.

“Sulmuesi shqiptar ka mbërritur në Oostende. Testet mjekësore kanë përfunduar sot dhe nesër do të japë intervistën e parë në Belgjikë” klubi belg ka postuar në Facebook një foto të Gurit pasi njoftuan mbërritjen e sulmuesit shkodran.

Ka qenë një javë plot zhvillime për shkodranin i cili përfundoi transferimin nga kampionati shqiptar në Belgjikë, por mori edhe një ftesë nga Christian Panucci për t’u grumbulluar me ekipin kombëtar për dy përballjet që do të luhen kundër Ukrainës dhe Kosovës.

Guri është transferuar te Oostende për 710 mijë euro, shumë kjo që është derdhur e gjitha në arkat e Kukësit. Ai vendosi të zgjidhje këtë skuadër pasi shpreson se është hapi i duhur në karrierë dhe se mund të ketë më shumë minuta në dispozicion për të provuar aftësitë e tij. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori