Haaland "tremb" Dortmundin, norvegjezi mungon sërish në stërvitje
Sulmuesi i Dortmundit, Erling Haland rrezikon të mungojë sërish.

Pasi humbi ndeshjen e kaluar me Padërbornin, futbollisti norvegjez pritet të mos luajë as ndeshjen e radhës në Bundesligë kundër Hertës së Berlinit.

Media gjermane "BILD" raporton se Haland nuk është paraqitur fare në stërvitje me verdhezinjtë dhe nuk do të mund të stërvitet as ditën e nesërme.

Kujtojmë që 19-vjeçari u dëmtua gjatë ndeshjes me Bajernin e Mynihut teksa u përplas gabimisht nga gjyqtari i takimit në kofshë.
Shtuar më 03/06/2020, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori