Haaland zbulon pse refuzoi United për Dortmundin
Erling Haaland ka thënë se plani i Borussia Dormtundit për të ardhmen ndikoi që ai ta zgjedhë klubin e Bundesligës e jo gjigantin e Premierligës, Manchester Unitedin, për ta vazhduar karrierën e tij.

Ylli i shumëkërkuar norvegjez nënshkroi së fundi marrëveshje katërvjeçare e gjysmë me Dortmundin, përkundër interesimit të madh për të edhe nga Manchester United.

Manchester Unitedi, bashkë me Leipzigu dhe Juventusin, ishin në mesin e skuadrave që kishin shprehur dëshirën për ta transferuar Haalandin, i cili i ka shënuar 28 gola në 22 paraqitje në të gjitha garat për Salzburgun këtë sezon.

"Dortmundi ishte shumë i drejtpërdrejtë dhe tha: "Kemi nevojë për ty në fazën e sulmit, neve na pëlqen stili yt i lojës dhe duam të kemi në skuadrën tonë", ka thënë 19-vjeçari.

"Më pëlqen se si folën me mua dhe kjo më bëri që unë të nënshkruaja me ta. Thjesht e ndieja se unë dhe Dortmundi ishim një kombinim i mirë".
Shtuar më 07/01/2020, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori