Habit Milani, ofron Suson për Callejon?
Sipas mediumit Il Mattino, Reina nuk është i vetmi lojtar i Napolit që Rossonerët janë të interesuar. Kjo pasi skuadra nga San Siro është gjithashtu e etur për sulmuesin anësor, spanjollin Callejon.

Dy lojtarët ndajnë të njëjtin agjent, Manuel Garcia Quilon, dhe gjatë bisedimeve për Reina pati edhe një diskutim rreth bashkatdhetarit të tij.

Callejon do të kushtonte rreth 35 milionë euro, por Milani po mendon të ofrojë edhe Suson në marrëveshje te Napoli. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori