Habit Ronaldo: Isha i shqetësuar që u largova nga Reali
Cristiano Ronaldo mbrëmjen e djeshme kundër Sassuolosë është "çliruar" duke shënuar dy golat e parë me fanellën e Juventus.

Por pas kësaj ndeshje Ronaldo ka habitur me deklaratën e tij, ku ka pranuar se ka qënë i shumë i shqetësuar që është larguar nga Real Madrid.

“Jam shumë i lumtur. Sassuolo luajti mirë”, ka thënë portugezi për Sky Italia.

“Ne ishim intensiv, krijuam shumë shanse dhe siç shihet jam shumë i lumtur më shënimin e golave”.

“Më e rëndësishmja për mua është fitorja e skuadrës, dhe ndoshta kam qenë pak i shqetësuar, është normale, pas largimit nga Real Madridi dhe të gjitha që ndodhën”.

Juventusi i pagoi 112 milionë euro për ta marrë Ronaldon në Torino nga Real Madridit gjatë verës.

“Nganjëherë ne nuk e kontrollojmë sikletin tonë, por i kam njohur bashkëlojtarët e mi dhe punonim mirë së bashku”.

“Ende kam nevojë për adaptim në ligën italiane”.

Të mërkurën ai pritet ta shënojë golin e parë me Juventusin në Ligën e Kampionëve kundër Valencias.

“Kemi një grup të vështirë por shpresojmë që do të kemi shumë fat”. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2018, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori