Habit Ronaldo, ja ku do ta vazhdojë karrierën
Cristiano Ronaldo ka një kontratë me Real Madrid, që skadon në verën e vitit 2018, por kjo nuk do të thotë se ai dëshiron ta mbyllë karrierën në "Santiago Bernabeu".

Ylli portugez do ta respektojë kontratën me "Los Blancos" dhe më pas do të largohet, por jo te Manchester United, ashtu siç është folur më herët, por jashtë Europe, përcjell Portali Albeu.

Sipas asaj që raporton "CBS Sports", "Topi i Artë" ka vendosur që pasi të lerë Real Madrid të vazhdojë karrierën e tij në Major League Soccer në SHBA dhe më saktë te Los Angeles Galaxy. /albeu.com/


Shtuar më 23/04/2015, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori