Hajduti provon të futet në shtëpinë e Mourinhos, ja si reagon portugezi

Nuk duket se ka nisur mirë aventura e Jose Mourinhos në krye të Manchester United. Ai është bërë thuajse viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë tij.

Trajneri i "Djajve të Kuq" ka qenë duke parë televizor kur shërbyesja ka bërtitur kur ka parë një njeri që është munduar të futet nga dera e bodrumit në shtëpinë 34 milionë eurosh të portugezit në Londër.

Një kalimtar, i cili ka fotografuar momentin dramatik, ka thënë se: “Jose është dukur i tronditur”. Hajduti, që është munduar të futet në shtëpinë e tij, ndërsa ai ka qenë në katin e sipërm duke parë tv, është kapur pasi një shërbëtore ka bërtitur: “Çfarë po bën këtu?”.

Keqbërësi është arrestuar, ndërsa Mou ka ndjekur skenën nga dritarja e shtëpisë së tij. Personi u mundua të arratisej, por një roje e sigurisë, i ka zënë rrugën.

Në momentin e incidentit, Mou po ndiqte në televizor finalen e Europianit mes Portugalisë dhe Francës.

Shtuar më 18/07/2016, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori